KQZ, me probleme serioze nëse zgjedhjet mbahen tani

Kosova

KQZ, me probleme serioze nëse zgjedhjet mbahen tani

Më: 14 prill 2014 Në ora: 22:48

Mbajtja e zgjedhjeve në muajin maj apo qershor do të jetë sfiduese për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Por, institucioni që organizon zgjedhjet megjithatë thotë se do të përkushtohet për një proces cilësor.

Partia më e madhe opozitare është shprehur e gatshme të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit, që do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. LDK konsideron se kjo mund të ndodhë menjëherë pas votimin për krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.

Por, për shoqërinë civile kualiteti i zgjedhjeve po vihet në pikëpyetje, sidomos nëse do të ketë ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Neni 4 i ligjit për Zgjedhjet përcakton se në rast të shpërndarjes së Kuvendit, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se 30 ditë dhe më vonë se 45 ditë pas saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat