Salih Çekaj e Agim Ramadani u prinin ushtarëve në beteja në sulm e mbrojtje

Kosova

Salih Çekaj e Agim Ramadani u prinin ushtarëve në beteja në sulm e mbrojtje

Më: 14 prill 2014 Në ora: 22:31

Pra, ky ishte një moral i fortë dhe një vetëdije e lartë për vetësakrificën që po bënin këta luftëtarë barbarët së bashku me eprorët dhe udhëheqësit e tyre në luftë me bishat serbe.

Padeshi, shtabi i brigadës dhe atmosfera e luftës

Në Padesh, ku gjendej Shtabi i grupit të tretë operativ i zonës së Tretë të Rrafshit të Dukagjinit, u ndeshëm me një jetë tjetër. Pas hyrjes në Padesh, ndeshëm disa herë në punktet e policisë sonë ushtarake, të cilët kryenin detyrën me syrin pishë. Në Padesh pamë grupe - grupe ushtarët e shumtë sekush në detyrat dhe punët e veta. Para hyrjes në shtab prisnin eprorët dhe ushtarët në rend për t’u pranuar në bisedë tek komandanti i brigadës për nevojat e tyre private ushtarake. Nga këtu dëgjoheshin krismat e luftimeve në vijat e frontit dhe vinte era barot. Nuk kaloi shumë kohë dhe në livadhet e Padeshit ranë disa predha tankiste. U detyruam të shtrihemi për tokë. As këtu nuk kishte kurrfarë sigurie për jetë për asnjërin. Secili mund të ishte dhe mund të mos ishte në të njëjtën kohë, por lufta dhe detyrat rreth saj vazhdonin nga ana e luftëtarëve të UÇK-së me nivelin dhe vetëmohimin më të madh. Luftëtarëve të lirisë kjo u ishte bërë e zakonshme dhe nuk çanin shumë kokën për predha e plumba se vinin apo kah shkrepnin. Atë ditë u pranuam edhe tek komandanti Rrustem Berisha. Meqenëse koha e tij ishte e kufizuar, ngase ishte tejet i zënë me detyrat ushtarake dhe me përgjegjësitë e tij në rrjedhë luftimeve në front, nuk biseduam gjatë. Ai na tha: “ju jeni të lirë në kryerjen e misionit tuaj”. Për një takim më të gjatë e lamë të takoheshim një herë tjetër, por megjithatë filluam të vepronim në kryerjen e punës sonë gazetareske nga vijat e frontit. Bisedat e mia filluan në kontakt me ushtarët, luftëtarë e luftëtare trimëresha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat