Hoxhaj: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit përmbyllet sivjet

Kosova

Hoxhaj: Marrëveshja e Stabilizim Asociimit përmbyllet sivjet

Më: 14 prill 2014 Në ora: 21:38

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova pret që të përmbyllë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në mesin e qershorit të këtij viti.
Gjatë një bisede me agjencinë italiane ANSA, ministri Hoxhaj po ashtu ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Itali është që të tërheqë sa më shumë investitorë italianë në Kosovë.

''Italia tashmë ka një prezencë të fuqishme në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi. Por, ne kemi klimën më të mirë investive në rajon, duke përfshirë ligjet që mbrojnë investitorët”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka folur edhe për synimin e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke e quajtur kruciale për të ardhmen e shtetit.

“Ne jemi shtetasit e vetëm në Evropë që i kërkohet pajisja me vizë me qëllim që të lëvizim të lirë, e cila përbën shkelje të të drejtave të njeriut për qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke kërkuar përkrahjen e Italisë në këtë drejtim gjatë presidencës së saj të BE-së.

Gjatë bisedës, Hoxhaj ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë, pritjet nga taki met e nesërme në Itali, dialogun me Serbinë dhe tema të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat