Borchard: Kosova s'ka frikë nga krijimi i gjykatës speciale

Kosova

Borchard: Kosova s'ka frikë nga krijimi i gjykatës speciale

Më: 14 prill 2014 Në ora: 21:01

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt thotë se krijimi i gjykatës speciale për hetimin e krimeve në luftës në Kosovës, nuk është duke u bërë për ish – luftëtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Sipas tij ky proces ka të bëjë me individë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Nuk përqendrohet në vet vendin ose në ushtrinë, në UÇK-në, historia nuk mund të rishkruhet, historia dihet dhe faktet janë të njohura”, ka thënë Borchard në një intervistë në televizionin publik.
Sipas shefit të EULEX-it krijimi i kësaj gjykate nuk e frikëson Kosovën dhe se krijimi i saj është i pamshmangshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat