Dell u punësua në kompaninë për të cilën ka lobuar

Kosova

Dell u punësua në kompaninë për të cilën ka lobuar

Më: 14 prill 2014 Në ora: 19:50

Ish Ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell ka një vit që ka marrë në menaxhim kompaninë e ndërtimit Bechtel, e cila pati fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri.
Ishte pikërisht Christopher Dell i cili në vitin 2009 kishte “intervenuar” tek kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi që kompania “Bechtel” të merrej me ndërtimin e kësaj autostrade, e cila ka kushtuar 1 miliard dollarë, shkruan e përditshmja britanike, The Guardian.
Dell mori menaxhimin e kësaj kompanie si një shtetas afrikan vitin e kaluar, dhe pak muaj më pasi dha fund një karriere tre-dekadë në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat