Zogaj: Qeveria e Kosovës në heshtje e ka miratuar ndarjen e Mitrovicës

Kosova

Zogaj: Qeveria e Kosovës në heshtje e ka miratuar ndarjen e Mitrovicës

Më: 14 prill 2014 Në ora: 17:41

Një dokument zyrtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e lëshuar me 26 mars, të vitit 2014, në web faqen e saj shihet se ky mision nuk e konsideron Mitrovicën si pjesë të Kosovës, por të Serbisë.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama, e ka publikuar fotografinë të një dokumenti zyrtarë të OSBE-së dhe ka shkruar se kjo është një shkelje shumë e rëndë nga ana e këtij institucioni. "Edhe pse OSCE ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të shkruajë që Mitrovica gjendet në Serbi”, ka shkruar Lama në facebook.
OSBE-ja nuk përgjigjet
Gazeta “Bota sot”, ka tentuar të marr një përgjigje nga Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, por këta të fundit nuk kanë dashur që të kthejnë të paktën një përgjigje.
Ndërsa, Albana Merja nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, thotë për Gazetën “Bota sot” se, OSBE ka një qëndrim neutral në lidhje me statusin e Kosovës, dhe se, mandatin e saj në Kosovë e mbështet në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe Vendimi nr. 305 i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së i datës 1 korrik 1999.
Ish-pjesëtari i UÇK-së, TMK-së, SHIK-ut dhe G2, Naim Miftari, për Gazetën “Bota sot”, thotë se OSBE-ja, KFOR-i dhe UNMIK-u, së bashku e kanë lënë veriun e Kosovës pa u integruar me jug që nga viti 1999, por për një vënie të ligjit dhe rendit në atë pjesë gjithmonë kanë penguar forcat franceze.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat