OSBE konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë

Kosova

OSBE konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë

Më: 13 prill 2014 Në ora: 23:45

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka publikuar një foto të një dokumenti zyrtarë të OSBE-së e cila është lëshuar me 26 mars të këtij viti. Në këtë dokument shihet se si ky mision e konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë.
Deputetja Lama, ka shkruar në rrjetin social facebook se kjo është një shkelje shumë e rëndë nga ana e këtij institucioni.

Sipas saj më e rëndë është edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila sipas deputetes Lama nuk ka idenë se çfarë po bëhet dhe si prezantohet sovraniteti i shtetit të Kosovës.

"Edhe pse OSCE ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të shkruajë që Mitrovica gjendet në Serbi. Ne fakt ky institucion jo vetëm që nuk e ka respektuar mënyrën e përhershme të referimit ndaj Kosovës, por ka shkuar shume larg. Unë shpresoj të jepet një përgjigje zyrtare për këtë, dhe kërkoj që Ministria e jashtme të kërkojë llogari. Shikoni fotot e dokumentit”, ka shkruar Lama në facebook.

KosovaPress ka tentuar të gjejë këtë dokument mirëpo siç duket, pas reagimeve nga deputetja Lama është përmirësuar dhe nuk gjendet më në ueb faqen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat