Sistemi arsmor, përpjekja e tretë për të dalë nga izolimi

Kosova

Sistemi arsmor, përpjekja e tretë për të dalë nga izolimi

Më: 13 prill 2014 Në ora: 20:00

Autoritetet e Kosovës do të përpiqen këtë vit për herë të tretë që ta bëjnë vendin, saktësisht arsimin e lartë, pjesë e Sistemit-Procesit të Bolonjës, zyrtarisht.Anëtarësimi i Kosovës qe refuzuar në 2004 dhe 2007,ndërsa vendi i jonë aplikon kriteret e këtij sistemi që nga viti 2001.Ministria thotë se cështja është politike dhe konventa duhet të miratohet nga parlamenti,por ekspertët thonë ndryshe.
Edhe pse arsimi i lartë në Kosovë zhvillohet dhe zbaton kriteret dhe standardet e Bolonjës, vendi ynë ende nuk është anëtare e Bolonjës.Në fillim të muajit nëntor të këtij viti, Kosova do të aplikojë për herë të tretë që të jetë pjesë e Bolonjës, saktësisht do të aplikojë që të jetë anëtare në Zonën Evropian të Arsimit të Lartë.

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit per RTK thonë se kjo është më tepër çështje politike, pasi, sipas tyre, zbatueshmëria e kritereve të Bolonjës në edukimin e lartë, në vend është duke u realizuar që nga viti 2001.
Këshilltarja e Ministrit të Arsimit, Selvije Halimi, thotë se kushti kryesor për anëtarësimin në Bolonjë, është ratifikimi i Konventës Kulturore Evropiane në Parlamentin e Kosovës, e cila është harmonizim i kritereve të arsimit të lartë me shtetet e tjera anëtare të Evropës.Pas ratifikimit të kësaj Konvente, sipas Halimit, Kosova do të duhej të futej në regjistrin e shteteve që e kanë të ratifikuar këtë Konventë.
“ Cështja e kësaj konvente është kryekëput politike. Jemi duke lobuar në rrafshin politik. Unë besojë që do ia dalim shumë shpejt. Këtu nuk varet lobimi vetëm nga Ministria e Arsimit, por nga i gjithë kabineti Qeveritar ”, thotë këshilltarja politike Hakimi.
Ratifikimi i Konventës Kulturore Evropiane, pritet të bëhet para muajit maj të vitit 2015, në Kuvendin e Kosovës.
Por, pavarësisht kësaj, njohës të çështjeve të arsimit thonë se anëtarësimi i Kosovës në Bolonjë, nuk varet vetëm nga ratifikimi i Konventës në Parlamentin e Kosovës.
Problemi kryesorë, sipas ekspertit Dukagjin Popovci, është gatishmëria e shteteve anëtare që janë pjesë e Bolonjës, për t'ia dhënë dritën e gjelbër Kosovës, që të bëhet pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

“ Nuk është problemi te ajo se a do ta ratifikojë apo jo Kuvendi i Kosovës konventën, sepse jam i bindur se do ta ratifikojë, por problemi është si do ta pritet një hap të tillë tek Këshilli i Evropës, i cili si organizatë nuk e njeh statusin e Kosovës. Prandaj bëhet fjalë pr një problem politik, jo për problem i cili lidhet me arsimin”, thotë per RTK eksperti Popovci.

Kosova ka aplikuar dy herë për t’u anëtarësuar në Bolonjë në vitin 2004 dhe në 2007, por është refuzuar për arsye se nuk ishte ende shtet i pavarur.
Cka është Sistemi i Bolonjës?
Procesi i Bolonjës është një reformë madhore ne sistemin e arsimit evropian e krijuar me qëllim qe te gjenden pergjigje per çështje të tilla si përgjegjësia publike për arsimin e lartë dhe kërkimin, qeverisja së arsimit të lartë, dimensioni social i arsimit të lartë dhe të kërkimit, si dhe vlerat dhe roli i arsimit të lartë dhe kërkimit në shoqëritë moderne, të globalizuara, dhe gjithnjë e më komplekse. Me zbatimin e Procesit të Bolonjës, sistemet e arsimit të lartë në vendet evropiane duhet të organizohet në një mënyrë të tillë që: te jete e lehtë për të lëvizur nga një vend në tjetrin (brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë) - me qëllimin e studimit të mëtejshëm apo të punësimit; te rritet atraktiviteti i arsimit të lartë evropian, kështu që shumë njerëz nga vendet jo evropiane të vijnë për të studiuar dhe / ose punë në Evropë; të ketë gjithashtu një konvergjencë me të madhe mes SHBA-se dhe Evropës ne pikepamje te arsimit te lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat