Nuk mund të më largohet nga mendja assesi respekti që kishin ushtarët për reporterët e gazetës „Bota sot“ dhe për gazetën në fjalë.
Qendra stërvitore në Papaj - pikë e rëndësishme për furnizimin e vijave të forntit me luftëtarët të stërvitur
Shkuarja e jonë në kazermën në Papaj pati jehonën e vet. U pritëm me respekt nga eprori i UÇK-së z Gani Ahmetaj. Ai me kolegët e tij po mbanin një mbledhje nga ato të zakonshmet. Më pastaj na ftuan brenda dhe biseduam bukur kohë në mes vete. Arritja jonë kishte efekte të pashpjegueshme. Aty gjetëm edhe shumë lexues të „Bota sot“, të cilët na uronin për shkuarjen tonë. Njëherazi pati edhe ankime nga disa eprorë dhe ushtarë se përse nuk kishte shkelur këmbë gazetari këndej për ta përcjellë luftën e Koshares, një luftë që kishte arritur rezultate të padiskutueshme në vijat e frontit kundrejt ushtrisë armike, e cila edhe pse e përgatitur dhe në epërsi sa i përket arsenalit luftarak, ajo kishte pësuar vazhdimisht vetëm humbje nga luftëtarët trima të UÇK-së. Takova aty në Papaj edhe mjaft të njohur me të cilët nuk isha parë me vite. Të gjithë i cilësonte një moral i lartë në respektimin e rregullave dhe të hierarkisë ushtarake por edhe njëherit kishin bërë aq shumë në zhvillimet dhe suksesin e luftës deri atëherë. Aty mësova se kishte edhe mjaft elementë që mundoheshin për të penguar rregullin dhe suksesin e kësaj hierarkie ushtarake. Kishte raste kur edhe ishin kërcënuar nga këta elementë edhe ndonjëri nga eprorët si p.sh. Z. Gani Ahmetaj, por falë qëndrimit këmbëngulës të tij nuk kishin mund ta thyenin në punën e tij.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)