Ja kush janë të dyshuarit e Dik Martit!

Kosova

Ja kush janë të dyshuarit e Dik Martit!

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:57

Çështja e Gjykatës Speciale është e mbaruar. Ajo do të themelohet në Kosovë dhe do të jetë nën ombrellën e institucioneve ndërkombëtare. Madje edhe disa nga gjykimet do të bëhen jashtë vendit e po ashtu edhe të burgosurit nuk do të vuajnë dënimin në Kosovë.
Mirëpo ajo që nuk dihet ende është se kush do të jenë ata që do të gjykohen në këtë gjykatë. Përveç akuzave të deputetit të Parlamentit Evropian Dik Marti për trafikim të organeve në bazë të të cilave është iniciuar krijimi i kësaj gjykate, pritet të bëhen gjykime edhe për vrasjet me motive politike, për krimet ndëretnike etj.
Ndërkohë mediet po përmendin një numër prej 146 personave që pritet të gjykohen nga Gjykata Speciale. Ndër ta janë përmendur gjashtë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, dy të AAK-së dhe një i Vetëvendosjes.
Po ashtu është raportuar se në shënjestër të hetimeve do të jenë edhe personat që tashmë gjinden në burgje për krime të tjera si dhe një i vetëquajtur si “prokuror i UÇK-së” dhe një ish-ushtarak nga Shqipëria.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat