PDK-ja dhe AAK-ja i bashkohen LDK-së, e shpërndajnë Kuvendin

Kosova

PDK-ja dhe AAK-ja i bashkohen LDK-së, e shpërndajnë Kuvendin

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:53

Kërkesa e LDK-së për shpërbërjen e Kuvendit të Republikës, duket tashmë punë e kryer. Isa Mustafa vullnetin për shpërbërjen e Kuvendit e shpalli të premten, pas një takimi që pati në Presidencë, ku duket se mund të jetë biseduar edhe çështja e zgjedhjeve.
Kështu kërkesës së tij për ti dhënë fund kësaj qeverie, i ka dalur në mbështetje edhe PDK-ja, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe AAK-ja. E vetmja që vazhdon të sfidojë ende këtë ide është Vetëvendosja, por e mbetur vetëm, votat e saj, vështirë se mund ta ndryshojnë kahjen e procesit.
Koalicioni qeverisës ka mbi 55 vota në Kuvend dhe vetëm me votat e LDK-së 59, arrin në 2/3 e numrit të domosdoshëm, prej 80 votash për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, të cilat duhet të mbahen 40 ditë pas ditës së përfundimit të punës së legjislativit. Ndërsa, votat e AAK-së, do të jenë të gatshme për të rritur numrin ose për të plotësuar votat e rrjedhura.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat