Nuk duan që të ketë vdekje në parkun e Gërmisë sikur ai që ndodhi sot pasdite, ku një 16 vjeçar humbi jetën.
Kështu thonë për KosovaPress, një grup i krijuar në rrjetin social Facebook, “Prishtina MountainBike Extremers Group”, të cilët u kanë bërë thirrje që të ndalohet lëvizja e veturave në parkun e Gërmisë.
Në kuadër të kësaj, ky grup ka ftuar qytetarët që të dielën të bashkohen në hyrje të parkut të Gërmisë nga ora 09:00 deri në 11:00.
“E kemi organizuar një iniciativë nesër nga ora 09-11 në mëngjes që ta ruajmë parkun e Gërmisë edhe që mos të ketë vetura si sot që ndodhi aksidenti e që vdiq personi me biçikletë, Një 16 vjeçar bënte gara edhe si pasoj e idiotizmave e pësoj jetën”, ka thënë menaxhuesi i kësaj faqeje.
“Ta mbrojmë: Jetën tuaj, familjen dhe të afërmit tuaj, shëndetin tuaj, parkun tuaj dhe paranë tuaj”, është motoja që i është bashkangjitur kësaj thirrje për të gjithë ata që duan të vozisin Biçikleta.