Pritet caktimi i tarifave të reja të energjisë

Kosova

Pritet caktimi i tarifave të reja të energjisë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 21:32

​Pavarësisht aplikacioneve të kompanive si KEK-u, KOSTT-i dhe KEDS-i për tarifa të reja që do të duhej të hynin në fuqi më 1 prill 2014, ZRRE ende nuk ka përfunduar vlerësimin e kërkesave të kompanive për kostot që do të lejohen të mbulohen nga tarifat e reja. Kështu bëhet e ditur në një komunikate për media të ZRRE-së.

E derisa pritet përfundimi i vlerësimit për tarifat e reja, qytetarët shprehen kundër në rast se do të rritej çmimi i energjisë.

Në komunikatë ndër të tjera shkruhet se gjatë muajit në vijim ZRRE do të vazhdojë të analizojë të gjitha kosto e sektorit dhe do të vazhdojë diskutimet me ndërmarrjet e licencuara për kostot e paraqitura në aplikacionet e tyre duke pasur parasysh edhe përballueshmërinë e pagesave të konsumatorëve. ZRRE do të informojë të gjithë konsumatorët për procesin e shqyrtimit në mënyrë të rregullt deri në marrjen e vendimit për tarifa.

Po ashtu thuhet se kjo do të jetë përshtatja e parë vjetore e përcaktimit afatgjatë të tarifave të energjisë dhe është një proces teknik që kërkon vëmendje të shtuar. Ndërsa njoftohet se Tarifat e konsumatorëve të energjisë elektrike, nuk do të ndryshojnë pa aprovimin e ZRRE‐së, dhe nga 1 prilli 2014, do te aplikohen tarifat e sezonit të ulët apo të njohura si tarifa verore të njëjta me tarifat e vitit të kaluar të sezonit të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat