Një qyp me lira gjendet në Zymë të Hasit (Video)

Kosova

Një qyp me lira gjendet në Zymë të Hasit (Video)

Më: 12 prill 2014 Në ora: 21:15

Legjenda për qypin me lira të fshehur nën dhe u bë realitet për Hekuran Qallakun nga Zymi i Prizrenit.
Ai duke groposur afër murit që ndanë oborrin e tij me shtëpinë e vëllait kishte vërejtur diçka të dyshimtë, që pas gërmimeve ai e kuptoi që bëhej fjalë për një qyp me lira e që besohet se datojnë nga koha e Turqisë.
Familjarët nuk kanë folur për këtë rast. Mirëpo për këto lira kishin dëgjuar të gjithë banorët e fshatit.
Banorët kanë thënë se kjo tregon edhe lashtësinë që ka fshati, por që kjo pasuri duhet ti jepet shtetit.
Por familja Qallaku nuk ka treguar se çka do të bëjë me këtë qyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat