"Vrasja e Enver Zymberit", një muaj paraburgim për Radiq

Kosova

"Vrasja e Enver Zymberit", një muaj paraburgim për Radiq

Më: 12 prill 2014 Në ora: 19:35

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për Radovan Radiq, i dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.
EULEX ka njoftuar se se një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim për Radiq.
“Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare. Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra. Në një rast tjetër i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të Mundësimit të arratisjes së personave të privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Ndryshe, 32 vjeçari është arrestuar dje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat