Daçiq thotë se nuk do të udhëheqë bisedimet serbe me Kosovën

Kosova

Daçiq thotë se nuk do të udhëheqë bisedimet serbe me Kosovën

Më: 12 prill 2014 Në ora: 17:35

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë shtypi sot ka thënë se nuk do të udhëheqë bisedimet e Serbisë me Kosovën, njofton Blic.
Ai në këtë konferencë ka shpalosur momentet nga takimet me përfaqësuesen speciale të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, lidhur me marrëdhëniet Beograd-Moskë.
Kryeministri serb në largim ka folur edhe për negociatat që po zhvillohen me fituesin e zgjedhjeve parlamentare serbe Aleksander Vuçiq.
Mediet serbe më herët njoftuan se Ivica Daçiqit i është ofruar posti i ministrit të Jashtëm.
Bisedat ndërserbe për formimin e qeverisë po vazhdojnë e Daçiq në pyetjen e gazetarëve se a do të udhëheqë bisedimet e Serbisë me Kosovën ishte kategorik: “Nuk do të udhëheqë bisedimet për Kosovën sepse ekziston marrëveshja se bisedimet janë çështje e nivelit kryeministror ndajë këtë do ta bëjë kryeministri i ri i Serbisë, Aleksander Vuçiq”.
Daçiq ka përkujtuar se deri më tani ka pasur më shumë se 30 takime për Kosovën në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat