Thaçi në Japoni merr titullin Honoris Causa të Univeristeti Sophia

Kosova

Thaçi në Japoni merr titullin Honoris Causa të Univeristeti Sophia

Më: 12 prill 2014 Në ora: 15:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Japoni.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi të hënën në një drekë pune do të takohet me homologun e tij, Kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Gjatë qëndrimit në Tokyo, Kryeministri Thaçi do të takohet edhe me Lartmadhërinë e tij, Princin Trashëgimtar të Kurorës, Naruhito.

Kryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Sophia, ku do të flasë për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe do të fokusohet në vizionin për të ardhmen e Kosovës.

Kryeministri Thaçi nga Universiteti Sophia do të nderohet me titullin Honoris Causa.
Agjenda e takimeve të Kryeministri Thaçi në Japoni do të vazhdojë me takimin me anëtarët e Parlamentit të Japonisë, që janë themelues të Grupit parlamentar për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat