Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

Kosova

Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

Më: 12 prill 2014 Në ora: 07:12

“Në letrën drejtuar baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010”, ka thënë presidentja.
“Unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”

Presidentja Atifete Jahjaga ka dalë me një vlerësim krejt ndryshe prej liderëve politikë të Kosovës, kur të premten i është referuar Gjykatës Speciale që do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Krijimi i gjykatës, sipas saj, fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë.kd

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat