Besim Beqaj: Kryeqyteti ‘kukaste’ për investime

Kosova

Besim Beqaj: Kryeqyteti ‘kukaste’ për investime

Më: 11 prill 2014 Në ora: 23:49

Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, duke folur për qeverisjen e PDK-së, bashkë me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se në fjalorin e Thaçit nuk ka premtime, por vendime. Sipas Beqajt, LDK-së u kanë tepruar paratë sa qeverisnin në kryeqytet.

Të dy kanë vlerësuar programin e tyre qeverisës duke e vlerësuar si më të mirin për qeverisjen e vendit, ndërsa për opozitën kanë thënë se është e papërgatitur dhe pa alternativa.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj thotë se opozita nuk e ka vizionin e saktë të qeverisjes dhe se nga viti 2007, qeveria Thaçi ka rritur pagat në gjithë sektorët në rreth 90 për qind.

“Ne prej 2007 deri më tani kemi rritë një mesatare afër 90 për qind në të gjithë sektorët rritjen e pagave dhe kjo opozitë tani është e zëshme sot kundër rritjes së pagave kundër rritjes së pensioneve kundër masave të cilat po i marrim”, tha Beqaj, në emisionin “Debat”.

Ndërkohë, Beqaj ka kritikuar LDK-në e cila tha se po kritikon për keqmenaxhim, dhe se vetë në Prishtinë u kanë tepruar paratë, derisa siç u shpreh, kryeqyteti kukaste për investime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat