Stavileci: Ja dallimi i PDK-së dhe Thaçit nga rivalët politikë

Kosova

Stavileci: Ja dallimi i PDK-së dhe Thaçit nga rivalët politikë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 23:14

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës thonë se kanë vizionin dhe plan-programin më të mirë për qeverisjen e vendit. Thonë se opozita, nuk e di se çka dëshiron të bëjë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj thotë se opozita nuk e ka vizionin e saktë të qeverisjes dhe se nga viti 2007, qeveria Thaçi ka rritur pagat në gjithë sektorët në rreth 90 për qind.

“Ne prej 2007 deri më tani kemi rritë një mesatare afër 90 për qind në të gjithë sektroët rritjen e pagave dhe kjo opozitë tani është e zëshme sot kundër rritjes së pagave kundër rritjes së pensioneve kundër masave të cilat po i marrim”, tha Beqaj, në emisionin “Debat”.

Ndërkohë, Beqaj ka kritikuar LDK-në e cila tha se po kritikon për keqmenaxhim, dhe se vetë në Prishtinë u kanë tepruar paratë, derisa siç u shpreh, kryeqyteti kukaste për investime.

Ndërkohë, Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, tha se kanë zbatuar një plan strategjik, i cili nga viti 2008 deri më 2013, ka rezultuar me 7772 vende të reja pune.

“Prej vitit 2008 deri në vitin 2013 ne kemi zbatuar një plan strategjik i cili ka rezultuar me 7772 vende të punës, periudha 2008-2011 me 2175, viti 2012 me 2163 dhe viti 2013 me 334”, tha Stavileci.

Ndërkohë, ai tha se opozita është e papërgatitur dhe pa alternativë.

“Te kryeministri Thaçi nuk ekziston fjala premtim por vendim”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat