Haziri: Krenaria e Gjilanit e ka emrin Agim Ramadani

Kosova

Haziri: Krenaria e Gjilanit e ka emrin Agim Ramadani

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:25

Nipi i dëshmorit Agim Ramadani, që është foshnje disamuajshe dhe që mban emrin e këtij kolosi të luftës për liri, ka bërë sot homazhe së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, para përmendores në qendër të qytetit.
Homazhet janë bërë për nderë të shënimit të 15 vjetorit të rënies së dëshmorit Agim Ramadani në Betejën e Koshares. Të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, si: Rrustem Berisha, deputeti Anton Çuni, familjarë, shokë e miq të Agimit.

Kreu i Gjilanit tha se prezenca e Agimit të vogël tregon se Agim Ramadani ka luftuar për gjeneratat e ardhshme.

“Agim i vogël, do të jetë trashëgues i asaj vlere, i asaj embleme të madhe të luftës për liri. Sigurisht që familja e tij e mban me krenari, por gjithë kjo zonë e Kosovës dhe e shqiptarisë do të jetë histori e shënuar me shkronja të arta, tha Haziri.

Haziri theksoi se Gjilani sot është krenar me Agim Ramadanin që është sublimim i luftëtarit të Karadakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat