Tahiri: Nëse Kuvendi nuk vendos për Gjykatën, pasoja në njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Kosova

Tahiri: Nëse Kuvendi nuk vendos për Gjykatën, pasoja në njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:21

Këshilltari i Presidentes Atifete Jahjaga, Ramush Tahiri, thotë se nuk është mirë dhe nuk është për t’u lavdëruar themelimi i një Gjykate Special për Kosovën, por thotë se në procesin që kemi mbetur nuk ka mundësi dhe se do të ishte e drejtë që Kosova ta refuzonte një Gjykatë të tillë.
Tahiri thotë se mos votimi i kësaj çështje në Kuvendin e Kosovës do të ishte rrezik për Kosovën. Ai tha se kjo përveç në sistemin juridik në vend do të ndikonte edhe në njohjet dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Në këtë moment rrezikohet shumë sepse është afruar afati që duhet të vendoset dhe gjithashtu kjo lidhet edhe me mandatin dy vjeçar që po i vazhdojmë EULEX-it dhe unë nuk i shof pasojat vetëm në sistemin juridik të Kosovës por i shof pasojat sa i përket subjektivitetit dhe sovranitetit të Kosovës dhe sa i përket forcimit të pavarësisë së Kosovës jo vetëm te njohjet por edhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare sepse nëse një çështje kthehet në Këshillin e Sigurimit dhe aty votohet në bazë të rezolutës 12 44 dhe në qoftë se mirret një aneks i saj edhe krijohet diçka e veçantë atëherë bëhet ndërhyrje në gjithë sistemin juridik të Kosovës por edhe në të gjitha masat që kanë të bëjnë me sigurinë sepse një gjykatë ndërkombëtare që do të krijohet për Kosovën do të anatemonte jo vetëm ngjarjen që ka ndodh në atë kohë por edhe udhëheqjen e tashme”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat