Thaçi: Jam negociator i vështirë por me SHBA- të ka vija të kuqe

Kosova

Thaçi: Jam negociator i vështirë por me SHBA- të ka vija të kuqe

Më: 11 prill 2014 Në ora: 22:10

Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se gjithçka që po ndodh në këtë drejtim është çështje politike e pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Thotë se PDK do të qeverisë edhe gjatë me Kosovën derisa thekson se është negociator i vështirë.

Por Thaçi pranon se kur është fjala për SHBAA-të ka vija të kuqe.

“Po ju them sinqerisht, goxha një negociator i vështirë jam por në fund e di vijën e kuqe dhe aty ku shkon vija e kuqe me SHBA-të duhet me pranu”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi, thotë se Partia Demokratike e Kosovës është partia më e mirë në vend dhe larg partive të tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës është më e mira prej tanave, edhe këto të tjerat afrohen deri diku por kur afrohen e dinë se PDK menjëherë shkon përpara tha Thaçi.

Në emisionin “Oxygen” të transmetuar në KTV, tha se mendon se po punon mirë dhe duke qeshur tha se e bënë punën më mirë se liderët tjerë në vend.

“Unë besoj që e bëjë punën ma së miri prej tanë qityne liderëve”, tha Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për kohën e luftës, Rambujenë dhe bisedimet në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat