Abit Hoxhaj, anëtar i Komisionit të Pavarur për Media

Kosova

Abit Hoxhaj, anëtar i Komisionit të Pavarur për Media

Më: 11 prill 2014 Në ora: 12:04

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Abit Hoxhajn anëtar i Komisionit të Pavarur për Media, ndërsa Adem Vokshin anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore, me mandat një vjeçar. Ndërkohë, në vazhdimin e seancës së sotme, deputetët nuk arritën të votojnë për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, është konsideruar mjaftë e rëndësishme nga deputetët. Në fillim të debatit, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ramë Vataj, tha se është me rëndësi që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar të Shkencës.
Por, Afrim Kasolli nga Vetëvendosja tha se kandidatët e propozuar në listën për anëtar të këshillit, duhet të votohen veç e veç, e jo si pako.
Pavarësisht se funksionimi i një këshilli do të kishte rëndësi shumë të madhe për republikën e Kosovës, një gjë e tillë nuk arrti të kaloj në Kuvend, meqë për të votuan vetëm 48 deputet dhe një tjetër ishte kundër. Edhe pse deputetët kërkuan përsëritjen e votimit, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi e kundërshtoi një gjë të tillë.
Po ashtu deputetët nuk arritën të emërojnë as anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, meqë edhe për këtë pikë nuk morën pjesë në votim të gjithë deputetët.

Deputetët shqyrtuan disa raporte vjetore

Edhe sot po vazhdon mbledhja e Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë shqyrtuar disa raporte vjetore dhe dy propozim vendime të qeverisë. Ndërkohë, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe emërimi i anëtarit të Komisionit të Pavarur për Media.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, është konsideruar mjaftë e rëndësishme nga deputetët. Në fillim të debatit, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim Ramë Vataj, tha se është me rëndësi që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar të Shkencës.
Por, Afrim Kasolli nga Vetëvendosja tha se kandidatët e propozuar në listën për anëtar të këshillit, duhet të votohen veç e veç, e jo si pako.
Pavarësisht se funksionimi i një këshilli do të kishte rëndësi shumë të madhe për republikën e Kosovës, një gjë e tillë nuk arrti të kaloj në Kuvend, meqë për të votuan vetëm 48 deputet dhe një tjetër ishte kundër. Edhe pse deputetët kërkuan përsëritjen e votimit, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi e kundërshtoi një gjë të tillë.
Po ashtu deputetët nuk arritën të emërojnë as anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, meqë edhe për këtë pikë nuk morën pjesë në votim të gjithë deputetët.
Ndërsa, Kuvendi ka emëruar Adem Vokshin anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore, me mandat një vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat