Thaçi del nga zyra dhe takohet me protestues

Kosova

Thaçi del nga zyra dhe takohet me protestues

Më: 11 prill 2014 Në ora: 10:36

Rreth 60 ish punëtorë të KEK-ut kanë vazhduar protestën sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ishte vetë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili posa doli nga takimi me presidenten Atifete Jahjaga, gjeti kohë të takohet dhe t’i qajë hallet bashkë me protestuesit.
Protestuesit i thanë kryeministrit se janë larguar nga puna para 7 muajve pa ndonjë arsyetim, derisa kanë thënë se nuk do të ndalen derisa të rikthehen në vendet e tyre.
Ndërsa kryeministri Thaçi iu ka premtuar protestuesve që sot gjatë ditës do të merret me këtë çështje dhe do t’i informoi për hapat e mëtejmë.
Sipas njërit nga organizuesit e kësaj proteste, Osman Haxhiu, ata kanë marrë premtime nga kryeministri e zyrtarë të tjerë qeveritar se do të gjendet një zgjidhje për ta, por ende nuk ka ndodhur diçka e tillë.
“Ne sot jemi kthyer prapë në protestë dhe nuk do të heqim dorë deri në realizimin e kërkesës sonë të drejtë e që është kthimi në vendet e punës”, ka thënë Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat