Rreth 20 persona në QKUK marrin paga pa bërë asgjë

Kosova

Rreth 20 persona në QKUK marrin paga pa bërë asgjë

Më: 11 prill 2014 Në ora: 01:52

Janë mbi 20 profesor e asistentë të cilët marrin nga gjysmë rroge, pa ofruar shërbime për të cilat paguhen.
Siç raporton Klan Kosova, ata paguhen për punën në laboratorin e Fiziologjisë me imunologji i cili ka katër vjet që nuk është funksional.

Fiziologia, Hatixhe Latifi – Popovci thekson që nuk është në rregull që të paguhen pa realizuar ndonjë veprimtari, mirëpo sipas saj kjo varet edhe prej kushteve që ofron Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Por Popovci e kolegët e saj, pagë primare e kanë atë të profesorit Universitarë, kurse sekondare atë shëndetësore që i marrin përgjysmë.

Drejtori i QKUK-së, Njazi Gashi ka thënë se institutet në fjalë kanë një kontribut tepër të vogël për nevojat e QKUK-së, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka arsyetuar këtë.

“Por ata kanë qenë të këqyr në procesin e shkollimit specialistik edhe shkollimit subspecialistik dhe kanë jap kontribute në procedura diagnostike dhe terapeutike që janë zhvilluar në QKUK. Prandaj ato para që janë dhënë kanë qenë me kuptim të plotë”, ka thënë Agani.

E ushtrues detyre e drejtor eshës së këtij instituti, Suzana Manxhuka – Kërliu, thotë se ajo nuk ka kompetenca të ndërhyjë në këtë çështje.

“Unë nuk i ndaj rrogat dhe kjo është një çështje e cila ka shkuar me vite të tëra”, ka thënë Manxhuka - Kërliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat