Selimi: Kush guxojë të bënte marrëveshje me FARK-un në emër të UÇK-së?!

Kosova

Selimi: Kush guxojë të bënte marrëveshje me FARK-un në emër të UÇK-së?!

Më: 11 prill 2014 Në ora: 00:10

Deputeti i VV ,Rexhep Selimi, njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ai për herë të parë e ka parë një dokument/marrëveshje të prezantuar mbremë nga ish ministri i Mbrojtjës së Qeverisë së Kosovës në ekzil, Halil Bicaj.

“Është hera e parë që e shoh këtë lloj dokumenti e po ashtu edhe hera e parë që më bëhet me dije se dikush në emrin tonë (të SHP të UÇK dhe luftëtarëve të saj) e paska negociuar dhe nënshkruar këtë marrëveshje”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Sipas tij, ajo draft/marrëveshje nuk është hartuar në asnjë mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm e njëkohësisht edhe nuk është vendim i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“E them këtë sepse dua të bëj me dije se edhe pse e gjeta emrin tim në atë marrëveshje, unë nuk e kam ditur, që do të thotë njëkohësisht se unë nuk kam bërë asnjë veprim të tillë ose të ngjashëm, prapa shpinës së ushtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi. Të guxosh ta bësh një gjë të tillë në emër të luftëtarëve dhe pa dijeninë e tyre e aq më tepër të vendosësh nënshkrime e vulë për diçka që nuk ke mandat, do të thotë të jesh një far trimi. Por, normalisht se vetëm një far trimi e jo edhe aq trim sa edhe t’ua komunikosh të njëjtën luftëtarëve dhe komandantëve të njësive në teren”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, ata kishin nevojë për unitet të shqiptarëve në rrugën drejt aspiratave tona, por jo edhe për ata që në letër nënshkruajnë një unitet të tillë dhe në realitet shkaktuan ndarje.

“Unë nuk thashë se ishte e mire apo e keqe ajo draft/marrëveshje, nuk thashë që ishte e drejtë apo e padrejtë por, po them se është e padrejtë fshehja e saj për kaq vite. Së paku ata (nënshkruesit) qenkan pas marrë vesh për diçka. E, për çka qenkan marrë vesh, le ta thonë protagonistët. Shumë vendime, procese apo veprime të caktuara, sikur kjo marrëveshje, e kanë koston e vet, nganjëherë kosto politike e nganjëherë edhe financiare. A thua sa ka kushtuar kjo marrëveshje, së paku financiarisht? Ani edhe në fund thuhej “Prishtinë, 02. 11. 1998”!”, ka shkruar në fund Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat