Pak:Askush mos të guxojë ta krahasojë Krimenë me Kosovën

Kosova

Pak:Askush mos të guxojë ta krahasojë Krimenë me Kosovën

Më: 10 prill 2014 Në ora: 23:12

“Kjo është e papranueshme. Nga Kosova janë depërtuar afër një milion qytetarë, ka pasur aparteid, janë shkelur të gjitha të drejtat. Nuk guxojmë të lejojmë një krahasim të tillë. Për këtë përkrahim fuqimisht sanksionet kundër Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar të mos lejojmë që të ketë situata të tilla”- është shprehur nga Brukseli Doris Pack.
Në Konferencën e EPP-së, në Parlamentin Evropian në Bruksel, u diskutua dhe për rëndësinë e zgjedhjeve në BE, për forcimin e pozitës së femrës. Eurodeputetja gjermane, Doris Pack theksoi se duhet një angazhim maksimal që zgjedhjet të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë.

Nuk guxon askush të bëj krahasimin e Krimesë më Kosovën. Kështu ka deklaruar gjatë fjalës së saj eurodeputetja gjermane, Doris Pack. Në hyrje të Konferencës shprehu shqetësimin për situatën në Ukrainë, ku u ndal tek krahasimi Krime-Kosovë, që ngjalli debate të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat