E lë PDK-në për Nismën

Kosova

E lë PDK-në për Nismën

Më: 10 prill 2014 Në ora: 23:02

Kalimet nga Partia Demokratike e Kosovës në radhët e partisë, Nisma për Kosoven, nuk janë të rralla kohëve të fundit.
Së fundmi, edhe Enver Shala e ka bërë këtë gjë. Ai e ka ofruar dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Nëndegës së tretë të PDK-së në Rahovec dhe këshillit të Rahovecit, vetëm për të iu bashkuar Nismas.
Ai këtë dorëheqje e ka nënshkruar sot, deri sa të njejtën ditë e ka bërë edhe kalimin në Nisma.

Ndryshe, Nisma është krijuar nga dy ish-anëtar të PDK-së, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat