Jakup Krasniqi ‘tellall’ i Serbisë?!

Kosova

Jakup Krasniqi ‘tellall’ i Serbisë?!

Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:45

Deklaratat e pamatura të disa pushtetarëve të Kosovës, sidomos në garën se kush është më patrioti shpesh herë po bëhen argatë të Serbisë, duke mohuar njëri-tjetrin. Kjo po ndodh kur nuk zgjedhën mjete e metoda për të përvetësuar grada e merita të pameritueshme, si në luftë ashtu edhe pas saj.
Kështu vlerëson publicistja Kimete Berisha, duke shtuar se “Shqiptarët tash po e mohojnë vet njëri-tjetrin, pa ndihmën e Serbisë, por me terminologjinë e adaptuar antishqiptare serbe”. “Jakup Krasniqit, qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit dhe Republikën e Ibrahim Rugovës, Serbia e quante 'e vetëquajtur' dhe inekzistente.
Sidomos Jakup Krasniqit asgjë nuk po i ka hije. Për shkak se ai vet 9-të vite ishte 'i vetëquajtur' i LDK-së (1991-1999), kur nga Tirana, popullin e paarmatosur, të vetmuar dhe të braktisur, e shpalli të mobilizuar, pa qenë fare të mobilizuar.
Jakup-madhi i pari Serbisë ia huazoi mbiemrin cilësor 'të vetëquajtur' për shqiptarët, dhe tash e quan Ibrahim Rugovën', kryetar i vetëquajtur'. Shqiptarët tash po e mohojnë vet njëri-tjetrin, pa ndihmën e Serbisë, por me terminologjinë e adaptuar antishqiptare dhe katundare serbe. Këtu më s'dëgjohet një zë i urtë!”, thekson publicistja Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat