Ekskluzive: Në 15 vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar

Kosova

Ekskluzive: Në 15 vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar

Më: 10 prill 2014 Në ora: 22:41

Lufta e përgjakshme, që u zhvillua nga ana e UÇK-së me pushtuesin serbo-sllav përgjatë kufirit shqiptaro-shqiptar, e më konkretisht në Koshare, ka hyrë sot në historinë e popullit shqiptar, si epopeja më e lavdishme e luftës sonë çlirimtare. Këtë maksimë e ka vërtetuar dhe dëshmuar më së miri vetë lufta, që e ka zhvilluar Ushtria jonë Çlirimtare dhëmbë për dhëmbë me pushtuesin serb për disa kohë me radhë, duke i shkaktuar forcave të këtij pushtuesi humbje të mëdha, si në njerëz, ashtu edhe në makineri luftarake. Organizimi, niveli, qëllimi dhe mbarëvajtja e suksesshme e kësaj lufte të lavdishme lidhet ngushtë edhe me emrin e strategut ushtarak Agim Ramadani, po ashtu me emrin e Salih Çekajt. Vrasja e këtyre komandantëve, kuptohet, se gjatë luftës në Koshare kishte lënë zbrazëtitë e veta, mirëpo në gjirin e luftëtarëve trima të Koshares, ata kishin lënë mjaft strategë të zotë dhe ushtarakët: profesionistë për ta drejtuar luftën më tutje, ushtarakët Rrustem Berisha, Anton Çuni, Hysen Berisha, Fadil Hadërgjonaj, Milazim Marajn, Gani Gjukaj, Gani Ahmetaj, Naser Vllasi, Skender Hasangjekaj, Skender Rexhametaj, Adem Shehu, Hesat Krasniqi, Adem Dahri, e shumë e shumë ushtarakë të tjerë të niveleve të larta të përgatitjes, sidomos mjaft njësi të përgatitura ushtarake si dhe plot e përplot luftëtarë trima, që armikut shekullor të shqiptarëve, në Koshare, i sollën humbje të njëpasnjëshme deri në fitoren përfundimtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat