Avokati i Popullit s’po zgjedhet qëllimshëm nga ky Kuvend

Kosova

Avokati i Popullit s’po zgjedhet qëllimshëm nga ky Kuvend

Më: 10 prill 2014 Në ora: 20:52

Shumë shpejt pritet të hapet konkursi i ri për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, proces që dështoi disa herë të kryhet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.
Por, vonesat dhe zvarritjet në këtë proces kanë bërë që zgjedhja e mbrojtësit të të drejtave të popullit të shtyhet deri pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Konkursi i ri do të marrë edhe së paku 1 muaj tjetër e tek pastaj të nisë me përzgjedhjen e emrave që dërgohen në Kuvend.
Partitë politike thonë se kanë kryer punën e tyre dhe gjithçka ka shkuar në bazë të ligjit dhe rregullores. Por, rregullorja, që është akt nënligjor, ishte përdorur kur u vendos të shpallet konkurs i ri e jo të shkohej në votim.
KTV-ja ka mësuar nga burime të afërta me procesin se i gjithë procesi qëllimshëm po tentohet të shtyhet deri pas zgjedhjeve.
E tëra që pastaj ky post të shërbejë për pazare politike e për koalicionin e ardhshëm, pavarësisht se si i tillë, Avokati i Popullit është institucion i pavarur e këtë ia garanton ligji.
Sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, shpallja e konkursit të ri në fakt ka qenë antiligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat