Tribunali dhe EULEX-i, presidentja takon nesër krerët e partive

Kosova

Tribunali dhe EULEX-i, presidentja takon nesër krerët e partive

Më: 10 prill 2014 Në ora: 20:29

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka ftuar nesër në takim liderët e të gjitha partive politike.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se e para e shtetit do t’i fillojë nesër në orët e mëngjesit takimet me krerët e partive, derisa teme kryesore do të jetë vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të supozuara të UÇK-së sipas raportit të Dick Martyt.

Presidentja Jahjahga është autoriteti i cili duhet ta procedojë dokumentin në fjalë, por ajo po kujdeset që të sigurohen 80 votat e kërkuara për ratifikim.

Por telashe po del të jetë pikërisht ky institucion pasi shumë nga deputetët po hezitojnë të japin votën e tyre në favor të krijimi të kësaj gjykate, pavarësisht “presioneve” të ndryshme ndërkombëtare të cilat po kërkojnë që për këtë të vendosë Kuvendi apo çështja të shkoi Këshillit të Sigurimit dhe ky proces të zgjidhet duke u bazuar në Rezolutën 1244 që praktikisht është e vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat