Në Rudnicë filloi rrënimi i objektit mbi varrezën masive

Kosova

Në Rudnicë filloi rrënimi i objektit mbi varrezën masive

Më: 10 prill 2014 Në ora: 13:13

Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritarë të Kosovës për përsona të zhdukur dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore po qëndrojnë në Rudnicë të Rashkës për të ndjekur nga afër zhvillimin e punimeve për rrënimin e ndërtesës, e cila gjendet e ndërtuar mbi varrezën masive me shqiptarë në Rudnicë.

Sipas Kushtrim Garës, nga Komisioni Qeveritarë për të Zhdukur, punimet rreth rrënimit të objektit do të zgjasin disa ditë. Kur rrënimi të vjen deri te themelet, atëherë ekipet profesionale do të takohen sërish për të biseduar fazat e metutjeshme për gërmimet dhe zhvarrimin e mbetjeve mortore.

Ndërkaq, tashmë janë konfirmuar edhe rezultatet e analizave të gjashtë trupave që janë gjetur në Rudnicë dhe i përkasin viktimave të luftës në Kosovë dhe janë shqiptarë.

Punët në Rudnicë, Rashkë, kanë filluar, me përgatitjen e terrenit për rrënimin e ndërtesës së ndërtuar në lokacion. Ekipi mjeko-ligjor i Beogradit, nën autoritetin e Gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Beogradit, do të jetë përgjegjës për gjetjet pasuese, autopsitë, identifikimin dhe dorëzimin e mbetjeve mortore familjeve si dhe për vlerësimin e një lokacioni tjetër në zonën e njejtë.

Ekspertëve mjeko-ligjor nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, EULEX, KNPZh dhe KNKK iu është dhënë statusi i vëzhguesit gjatë tërë procesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat