Spahiu: Institucionet e Kosovës, të pamoralshme dhe të pa fe, që po e shkelin Kushtetutën

Kosova

Spahiu: Institucionet e Kosovës, të pamoralshme dhe të pa fe, që po e shkelin Kushtetutën

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 10 prill 2014 Në ora: 11:45

Por, edhe pse është akti më i lartë juridik i një shteti, Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk zbatohet edhe në pjesën veriore të vendit. Përveç kësaj, është vetë shteti i Kosovës, institucionet më përgjegjëse që bëjnë vepra kundërligjore. Duke filluar prej Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, Prokurorisë e Gjyqësisë, si dhe shumë institucione tjera janë duke bërë akte të ndryshme kundërligjore, gjë që, është në kundërshtim me Kushtetutën, të cilën vetë kjo Qeveri e ka shkruar e ratifikuar. Por, pse po ndodh një gjë e tillë, pse po shkelët Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga vetë institucionet e Kosovës?

Profesori universitar, Avni Islami thotë për Gazetën “Bota sot” se, nderimi që ju bë dje Kushtetutës së Kosovës nga figurat e larta politike ma tepër dukej si kozmetike sesa që do ta rikujtonin se ajo është akti më i lart juridik i një vendi dhe se nga ajo burojnë ligjet, aktet nënligjore të cilat janë në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës.

“Ai i cili ka pas rastin ta lexoi Kushtetutën e Kosovës vëren se vërtet në brendësin e saj përmban ndër ligjet ma të avancuara madje ju a tejkalon edhe vendeve me traditë të lasht demokratike, është më modernia dhe më e avancuara, pasi që garanton lirinë e secilit qytetar”, thotë Islami.

Por, i pyetur se sa po zbatohet dhe nga kush po shkelet më së shumti Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ai thekson se sot shkelësit më të mëdhenj të kësaj Kushtetute janë vetë institucionet e Kosovës.

“Këto të fundit janë të obliguar që autoritetin e vet ta shtrin në tërë territorin e Kosovës. E për ligje që burojnë në Kushtetutën e vendit as që flitet se sa e sa herë shkelet nga institucionet e Kosovës, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, Gjyqësia, Prokuroria, Policia e deri te administrata”, thekson ai.

Sipas Islami, në Ditën e Kushtetutës së Kosovës në vend se të mbahet konferencë apo simpozium lidhur me parandalimin se si të mos shkelet Kushtetuta dhe të ruhet nga keqpërdoruesit e saj ata dje krekoseshin se si ne kemi Kushtetutën ma të avancuar në botë, por kjo nuk mjafton ta kemi në letër kur ajo nuk zbatohet dhe të njëjtën kohë shkelet nga institucionet e saj.

Ndërsa, analisti politik, Nexhmedin Spahiu, thotë për Gazetën “Bota sot” se, Kushtetuta e Kosovës shkelet për arsye se këto institucione “kanë vetëdije të ultë kombëtare” dhe feja ka zënë shumë pak rrënjë tek shqiptarët e Kosovës që e përbejnë kombin në Kosovë si dhe ka të bëjë me moralin, “e morali buron nga feja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat