Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian

Kosova

Komisionit për Punë të Jashtme takon deputetë të Parlamentit Evropian

Më: 10 prill 2014 Në ora: 10:23

Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetar i Komisionit, Albin Kurti, ka zhvilluar takime te ndara me disa deputetë të Parlamentit Evropian gjatë vizitës zyrtare në Bruksel.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme u takuan me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok, me anëtarin e Konferencës së Kryetarëve të Parlamentit Evropian, Hannes Sëoboda, dhe me anëtaren e Komisionit për Pune të Jashtme e PE-së, Ulrike Lunacek,.

Në këto takime janë diskutuar çështje të rëndësishme siç janë zgjedhjet, kërkesa për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, diplomacia parlamentare, mungesa e transparencës lidhur me Tribunalin për krimet e luftës, situata e sigurisë në Mitrovicë, mandati i ri i EULEX-it, si dhe gjendja e minoriteteve në Kosovë.

Kryetari i Komisionit, Kurti, i ka dorëzuar deputetëve të Parlamentit Evropian, një raport me vërejtjet e Komisionit për Punë te Jashtme të Kuvendit të Kosovës, lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian për procesin e integrimit evropian të Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat