Shteti pranon mosnjohjen e verioreve

Kosova

Shteti pranon mosnjohjen e verioreve

Më: 10 prill 2014 Në ora: 08:13

Qeveria e Kosovës e ka pranuar si të mirëqenë refuzimin që kanë kryetarët e rinj të veriut të Kosovës ndaj pavarësisë së vendit – shkruan gazeta Tribuna.
Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, por edhe zyrtarë të tjerë si ata të Ministrisë së Pushtetit Lokal, po takohen me të zgjedhurit e veriut, por jo në ndërtesat e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Takimet janë mbajtur në zyrat e BE-së në Prishtinë, si terren neutral karshi statusit të Kosovës.
Në këto takime veç tjerash është biseduar për statutet e komunave të veriut si dhe për shpërbërjen, gjegjësisht integrimin e pjesëtarëve të “mbrojtjes civile”. I tillë ka qenë edhe takimi që më 10 shkurt ka zhvilluar me kryetarët e komunave në veri, zv/kryeministrja Edita Tahiri. Qeveria e Kosovës pati lëshuar një njoftim për mbajtjen e takimit, por nuk qe potencuar vendndodhja e tij. Bashkë me njoftimin Qeveria nuk kishte dërguar as foto.
Përveç të zgjedhurve në zgjedhje, as institucionet e tjera nuk e njohin pavarësinë e vendit. Ata pretendojnë se çfarëdo miratimi i marrëveshjes së Brukselit duhet të jetë neutral karshi pavarësisë pasi që edhe vetë marrëveshja është neutrale./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat