Sahatçia: Gjykata e Posaçme do të vinte në vend dinjitetin e UÇK-së

Kosova

Sahatçia: Gjykata e Posaçme do të vinte në vend dinjitetin e UÇK-së

Më: 10 prill 2014 Në ora: 01:45

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Teuta Sahatçia, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetare e LDK-së, foli për çështjen e formimit të Gjykatës së Posaçme që do të trajtonte pretendimet për krime lufte të anëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tha se gjykata do të jetë e rëndësishme për pastrimin e emrit dhe për dinjitetin e UÇK-së.

Deputetja Sahatçia foli edhe çështjen e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, që partia ku ajo është nënkryetare, LDK-ja, e ka kundërshtuar. Serbët, tha ajo mund të integrohen në jetën e Kosovës, edhe pa patur vende të rezervuara, madje, kjo në një farë mënyre do t’i izolonte ata.

Pyetjes lidhur me punën e Grupit të Grave Deputete, ku ajo është kryetare, zonja Sahatçia ju përgjigj se ky grup është tepër aktiv, madje ai njihet dhe përmendet si një shembull i mirë në raportet ndërkombëtare. Deputetet, tha ajo kanë kapërcyer ndryshimet e tyre partiake dhe nacionale dhe punojnë për fuqizimin e pozitës së gruas. Por, shtoi zonja Sahatçia, edhe pse janë arritur suksese në pozitën e gruas në shoqërinë e Kosovës, mbetet ende një rrugë e gjatë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat