Konjufca kërkon Tribunal për Serbinë

Kosova

Konjufca kërkon Tribunal për Serbinë

Më: 9 prill 2014 Në ora: 19:24

Deputeti i VV'së Glauk Konjufca ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK'së. Sipas tij, Tribunali do të duhej të krijohej për Serbinë, pasi atje edhe tani po zhvarrosen trupat e shqiptarëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka përsëritur qëndrimin e kësaj Lëvizjeje kundër një Gjykatë Speciale që do të merrej me krimet e supozuara të UÇK'së.

"Në Rudnicë po zhvarrseon viktimat , në vend se të krijohet për krimet e Serbisë, po na krijohet neve. Është padrejtësi për kombin shqiptar" ka thënë Konjufca për Klan Kosova.

Ai ka thënë se lufta që ka bërë UÇK ka pasur karakter mbrojtës,

"...në çdo luftë mund të kenë akte individuale , Serbia ka pasur përgjegjësi shtetërore dhe kolektive " ka thënë ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat