Ushtria e Qeverisë së Republikës, ishte ushtria e Rugovës

Kosova

Ushtria e Qeverisë së Republikës, ishte ushtria e Rugovës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:27

Deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se, Presidenti Ibrahim Rugova nuk ka qenë i interesuar me krijua ushtri dhe se ai ka udhëheq politikën paqësore. “Presidenti Ibrahim Rugova, nuk deshi që kurrë Kosova të ketë ushtri dhe se as nuk e ka njoh FARK-un, sepse është përqendruar në politikë paqësore”. Por, kështu nuk mendojnë analistët politik, dhe pjesëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata thonë se vetë fakti që ka ekzistua Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes të udhëhequra nga Bujar Bukoshi e Ahmet Krasniqi, gjë që e hedh poshtë këtë që e ka pohuar Haliti, i cili edhe vetë e ka pranuar se në atë kohë ka pasur shumë takime, biseda, marrëveshje e bashkëpunime me FARK-un.
Publicisti dhe analisti politik, Skënder Zogaj, thotë për Gazetën “Bota sot” se nga mënyra e sjelljes dhe e deklarimeve që z. Xhavit Haliti ka bërë kohëve të fundit, del se diçka nuk është në rregull me të, sepse e ka humbur krejtësisht busullën, po sillet si miza pa krye, duke i ngatërrua fjalët.
“Se cili është halli i vërtetë i z. Haliti e din ai vet, mirëpo, kjo nuk do të duhej t'i shërbente që të spekulojë duke paragjykuar gjëra, fenomene dhe veprimet e të tjerëve, sepse, këtë nuk po arrin ta bëjë, meqenëse, faktet flasin ndryshe. Kjo u pa me rastin e deklarimeve të bëra rreth FARK-ut, ku, duke u përpjekur që ta mohojë, e pohoi fuqishëm dhe tregoi se është dëshmitari kyç i ekzistimit dhe funksionimit të FARK-ut, sepse vet me gojën e tij e tha se, ka pasur me dhjetëra takime, biseda, marrëveshje, bashkëpunime me FARK-istët...”, thotë Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat