Thaçi: Vendosëm themelet demokratike të shtetit

Kosova

Thaçi: Vendosëm themelet demokratike të shtetit

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:51

Me rastin e shënimit të 6-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur të vendos themelet funksionale të shtetit demokratik në tërë territorin e saj. Ai ka thënë se “sot u mbushën 6 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës,është hartuar një nga Kushtetutat moderne përparimtare dhe akt që mbron vlerat demokratike.

6 vite me herët 9 prill Kuvendi miratoi Kushtetutën dhe shënohet si dita me e rëndësishme pas asaj të pavarësisë.. Qeveria ka arrit të vendos themelet e shtetit funksional demokratik ne tere territore e saj”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se kanë arrit ta themelojnë administratën që kujdeset për shtetin dhe shteti të kujdeset për të.

“Si obligim i kapitullit të parë të Kushtetutës kemi arrit ta vendosim sovranitetin dhe integritetit territorial duke garantuar këtë sovranitet me policët tanë duke përfshi të gjithëkufijtë, duke përfshi edhe Jarinjën dhe bërnjakun”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, pas një procesi të qartëështë arrit të definohet sektori i sigurisë së Kosovës dheështë vendo s që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai beson se nesër do të vendosen amendamentet duke e zëvendësuar FSK-në me FAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat