Nis rrënimi i shtëpisë në Rudnicë ku u varrosën trupat e shqiptarëve

Kosova

Nis rrënimi i shtëpisë në Rudnicë ku u varrosën trupat e shqiptarëve

Më: 9 prill 2014 Në ora: 11:47

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se po rrënohet shtëpia në Rudnicë të Rashkës, ku më herët afër saj janë gjetur mbetjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Në këtë varrezë masive, në të cilën nisen gropimet në dhjetor të vitit të kaluar janë zbuluar eshtra dhe mbetje tjera që më pas u konfirmuan se janë të shqiptarëve. Ende nuk dihet numri i saktë i mbetjeve mortore, por dyshohet se janë më qindra.

Sipas tij, nën shtëpinë që po rrënohet dyshohet se ekziston tjetër varrezë masive. Me analizat e ADN-së është konfirmuar se mbetjet mortore, të gjetura në dhjetor, janë të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat