Geci: Dirigjimet për vrasjen time dhe të djalit tim, janë bërë nga burgu

Kosova

Geci: Dirigjimet për vrasjen time dhe të djalit tim, janë bërë nga burgu

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 9 prill 2014 Në ora: 10:54

Ish-deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Gani Geci, në një prononcim për Gazetën “Bota sot”, thotë se, procedurat për formimin e Tribunalit kanë filluar qysh moti. Këto procedura, sipas tij, janë bërë me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pasi kjo e fundit nuk po ka kapacitete për t’i hetuar dhe gjykuar çfarëdo krimi të pretenduar, nga kushdo, apo për cilindo individ.

Ai thekson se ndihmësit tjerë për te formuar këtë Tribunal janë edhe ata që shpërndan “fotot e një dëshmitari të mbrojtur nëpër Skenderaj, së bashku me disa gazetar te cilët punojnë për shërbime informative të ndryshme dhe me ose pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbisë me spiunim e shantazh duke u munduar të bëjnë propagandë dhe duke u mundua me i bë pengesa drejtësisë në Republikën e Kosovës dhe deklarimi i Xhavit Halitit se duhet hetuar dhe gjykuar te gjitha pretendimet për veprat e UÇK-së po më duket mendimi ma i mençur nga të gjithë që kanë dhënë mendime deri tash”, thotë Geci.

Geci pohon se, ne duhet të ndërtojmë institucione të pavarura të Drejtësisë nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë, me këto kapacitete që kemi ndërtua deri tash s’ka Evropë, dhe se me këto kapacitete që kemi sot njeri mund të del nga burgu të vras të kthehet në burg dhe të krijoj alibi se ka qenë në burg.

“Në vitet e ma hershme pra në vitin 2001 ka dyshime se me telefon nga burgu ka njerëz që kanë dirigjuar kriminelet, shko në filan vendin merri parat dhe shko në filan vendin qoj parat për vrasje. Ka dyshime se për tentim vrasjen time ta zëmë dirigjimet janë bërë nga burgu. Dhe ka dyshime se personat e dënuar për krim që i kanë ikur drejtësisë kanë tentuar para 1 vit e gjysmë të ma vrasin djalin tim student i Arkitekturës dhe për këto raste janë të njoftuar ministri i Drejtësisë, i Punëve të Brendshme dhe kryeministri, kurse personi është shëtit afër dy vite nëpër Prishtinë e kanë pa Policia e Kosovës dhe s’kanë reaguar, apo gazetari e gjen të dënuarin bënë propagandë në televizionin e Kosovës ndërsa policia s’po munden me gjet ky gazetar plot gojën e ka drejtësi perëndimore ndërsa e qet në televizion një të dënuar dhe mburret se po bënë patriotizëm”, theksoi Geci.

Geci thotë se s’ka ma patriotizëm nëse dikush e mbron krimin ai që e mbron krimin tërthorazi është i përzier në at krim kushdo qoftë ai, pasi ka kaluar koha kur hetuesia ka marr deklarata me dhunë ka detyruar të nënshkruan letra të bardha dikën si të dyshuar.

“Nëse nuk ka prova për çfarëdo rasti kurrë nuk do të ketë të dënuar në Drejtësinë Amerikane dhe Evropiane. Vrasjet e pasluftës kryesisht të mbështetësve të Presidentit Rugova gjithsesi duhet Hetuar sepse ato sipas të gjitha rrugëve hetimore deri tashmë qojnë te një organizatë kriminale e përgatitur mirë e financuar mirë për të kryer krim, për të fshehur krimin, për të prishur provat e hetuesisë qoftë edhe nga vet policët të sistemuar në policin e Kosovës dhe të përfshirë në rrjete kriminale me një kupolë krimi. E them këtë duke u bazuar në vjedhjen e dhomës së dëshmive dhe vjedhjen sistematike të dëshmive në raste të ndryshme”, thotë ai.

Geci thekson se dyshohet se janë vjedh gëzhojat e kallashnikovit që është gjetur në vendin e ngjarjes në vitin 2004 kur është vra Agron Sylejmani, ati i është gjendur një kallashnikov në dorë dhe kriminelet tjerë të infiltruar në Polici qoftë si hetues qoftë si polic janë vjedhur gëzhojat për mos me u zbulua se në sa vende krimi është përdorur ai kallashnikov.

“Në polici kanë qenë të informuar saktë se në cilat vende krimi ka qenë i përdorur ai kallashnikov dhe kanë marr urdhër nga lart se cilat gëzhoja të cilës lëndë duhet me i vjedh”, thotë Geci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat