”Kosova ka kushtetutë moderne”

Kosova

”Kosova ka kushtetutë moderne”

Më: 9 prill 2014 Në ora: 07:27

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka thëne se me 17 shkurt dhe 9 prill Kosova ka ndërtuar historinë e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka kushtetutën më të mirë, më moderne që mbron të drejtat e qytetarëve dhe te pakicave.

Kurse, Gjyljeta Mushkolaj, anëtare e Komisionit Hartues të Kushtetutës, ka thënë se edhe pse Kosova nuk ka tradite demokratike, kushtetutën e ka shume demokratike.

Sa i përket plotësimeve dhe ndryshimeve kushtetuese do të jetë e vështirë, ka thënë Osman Ismaili, ekspert i Komisionit ad-hoc për ndryshime kushtetuese.

Sipas tij, nepotizmi, fryma partiake duhet të largohen për tu zbatuar kushtetuta si duhet. Këto deklarata janë bërë gjatë një debati të organizuar nga Qendra për të Rinjtë e Kosovës, me rastin e gjashtëvjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës Kosovës.

Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës

Kosova shënon sot gjashtë vjetorin e miratimit të Kushtetutës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është dokumentit më të lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Megjithatë zbatimi i saj mbetet sfidë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat