​Çuni: Ka dokumente që dëshmojnë ekzistimin e FARK-ut

Kosova

​Çuni: Ka dokumente që dëshmojnë ekzistimin e FARK-ut

Më: 8 prill 2014 Në ora: 21:15

Deputeti i LDK-së Anton Çuni, thotë se ka aplikuar për njohjen e statusit të veteranit.
Ai tha se në plotësimin e aplikacionit ka përmendur edhe Ahmet Krasniqin si Shef i Shtabit të Përgjithshëm i të gjitha forcave të Armatosura të Kosovës, të cilit tha se i ishin drejtuar si Ministër i Mbrojtjes.

Në emsionin "Zona B" në Klan Kosova, Çuni tha se ekzistojnë dokumentacione të shumta për ekzistimin e FARK-ut.

Në këtë pikë ai e përmendi Kushtetutën e Kaçanikut, ku tha se është pranuar ekzistimi i forcave të armatosura në vend.

Ndërkohë, sa i përket Ligjit për Veteranët, tha se e kishin përkrahur në lexim të parë pasi sipas tij, përmbante beneficione për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat