Kadaj: Krimi & korrupsioni janë arsyet kryesore pse Kosova ska liberalizim

Kosova

Kadaj: Krimi & korrupsioni janë arsyet kryesore pse Kosova ska liberalizim

Më: 8 prill 2014 Në ora: 20:32

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e ka thënë se arsyeja pse nuk ka Kosova liberalizim të vizave është fajtore Qeveria e Kosovës e jo Brukseli.

"Krimi & korrupsioni jane arsyet kryesore pse Kosova ska liberalizim. Per kete nuk eshte fajtor Brukseli por Qeveria e korruptuar!", ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.
Ky reagim i deputetes së AAK-ës vije pasi ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

“Dua të shpreh para jush, zhgënjimin tim me tempon e ulët dhe të ngadaltë me të cilën Komisioni Evropian po i përgjigjet entuziazmit, përkushtimit dhe punës që kanë bërë të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, në përmbushjen e kritereve. Lajmi i keq është që KE nuk i ka dërguar ende komisionet për përmbushjen e kritereve”, tha thënë Çitaku.A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat