Migrimi jo i rregullt pengoi liberalizimin e vizave

Kosova

Migrimi jo i rregullt pengoi liberalizimin e vizave

Më: 8 prill 2014 Në ora: 19:56

Migrimi jo i rregullt është njëri prej kushteve kryesore që po e vonon liberalizimin e vizave. Gjatë 2013-s është trefishuar numri i kosovarëve që marrin rrugën e migrimit jo të rregullt. Përfaqësues të Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe zyrës zvicerane në Kosovë po mbajnë fushatë vetëdijsuese, me qëllim të parandalimit të migrimit jo të rregullt. Sot ata vizituan qytetin e Podujevës dhe disa fshatra të kësaj komune.
Naser Raci nga Podujeva është i zhgënjyer me mungesën e mundësive për punësim në qytetin e tij dhe thotë se është i gatshëm të migrojë në mënyrë jo të rregullt. Ai është i bindur se në Evropë do të gjejë punë që paguhet mirë.

Gjatë vitit 2013 numri i migrantëve kosovarë është trefishuar. Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun e migrimit jo të rregullt, zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane vizituan qytetin e Podujevës ku biseduan me qytetarët për rrezikun e migrimit jo të rregullt.
"Ne po mundohemi me komuniku me qytetar dhe me i bind që mos me marr rrugën e migrimit jo të rregullt por të aplikojnë për viza dhe t'i vizitojnë vendet që ata donë, sepse migrimi jo i rregullt është njeri prej proceseve që po i shkakton dëmë edhe liberalizimit të vizave sepse ata qytetar që po migrojnë në mënyrë jo të rregullt po i dëmtojnë edhe ata qytetar të cilët po aplikojnë për viza”, theksoi Flamur Salihu, Zëdhënës në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Fushata vetëdijesuese e Ministrisë së Integrimeve Evropiane do të vazhdojë për dhjetë ditë në të gjitha qytetet e Kosovës dhe disa fshatra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat