Ja si e godet studentin truproja e Thaçit (Video)

Kosova

Ja si e godet studentin truproja e Thaçit (Video)

Më: 8 prill 2014 Në ora: 18:53

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku edhe ka ngrënë drekë së bashku me studentët në mezen e kësaj qendre. Por, jo nga të gjithë studentët ai u prit mirë.
Një grup studentësh kanë brohoritur kundër kryeministrit, e njëri nga ta, e pësoi më së keqi. Ai u godit me grusht nga truproja e Thaçit, pas një tollovie, por që nuk i shpëtoi syrit të kamerës së televizionit Klan Kosova.

Pas grushtit që e mori studenti, iu drejtua truprojës me fjalët ““ah pis, o pis”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat