Studentët Thaçit: Hajn e mashtrues, Policia: Nuk kemi arrestuar asnjë student

Kosova

Studentët Thaçit: Hajn e mashtrues, Policia: Nuk kemi arrestuar asnjë student

Më: 8 prill 2014 Në ora: 12:22

(Eplotesuar) Policia e Kosovës me qëllim, informimin e drejt të opinionit publik lidhur me shkrimet e publikuara sot (08.04.2014) në disa portale të ndryshme, ku thuhet se u arrestuan pesë student nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, reagon ndaj këtyre shkrimeve të pavërteta dhe sqaron me sa vijon:

Sot rreth orës 11:30 për vizitë në Qendrën e Studentëve ka qëndruar Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi i përcjellë nga stafi i tij, i cili gjatë vizitës është pritur në takim nga drejtori i Qendrës së Studentëve Fatmir Sfishta.

Sipas policisë, pas përfundimit të takimit dhe pas drekës me studentët në mensën e Studentëve, Kryeministri ka mbajtur një konference për media, ku gjatë realizimit të konferencës 4-5 student kanë ndërhyrë dhe e kanë fyer Kryeministrin, me qëllim të pengimit të mbajtjes së konferencës.

Për të mos u penguar realizimi i konferencës si dhe për shkaqe sigurie personat në fjalë janë larguar menjëherë nga sigurimi dhe gjithçka ka përfunduar pa ndonjë ekses.
Vlen të potencohet se nuk ka ndodhur arrestimi i asnjë personi apo studenti nga zyrtaret policor, siç potencohet në disa portale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe zbatimit të ligjit me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Studentët Thaçit: Hajn e mashtrues, arrestohen pesë studentë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, është përballur me një situatë jo të këndshme në momentin kur ka vizituar mensën e studentëve.
Në këtë rast, një grup studentësh i janë vërsulur atij duke e quajti ‘hajn dhe mashtrues.

Menjëherë ka reaguar policia, që ka arrestuar 5 studentë.

Merret vesh se të rinjtë i takojnë Organizatës së Studentëve “Studim Kritikë Veprim”, njofton Klan Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat