Tribunali duhet ti hetoj krimet e bëra gjatë luftës dhe pasluftës

Kosova

Tribunali duhet ti hetoj krimet e bëra gjatë luftës dhe pasluftës

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 8 prill 2014 Në ora: 11:50

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se emri i tij është përfolur shumë këto 15 vitet e fundit dhe se duhet të hetohen për pretendimet e Dick Martyt, në mënyrë që të sqarohen akuzat e bëra.

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, thekson se “ne duhet të hetohemi, sepse një hetim mund ta sqarojë një akuzë kaq të rëndë ndaj UÇK-së. Unë nuk e besoj akoma që kanë bërë diçka të tillë me urdhër të UÇK-së, as sot nuk e besoj”, ka thënë Haliti, duke shtuar se njerëzit që mund të përfshihen në akuza të kësaj Gjykate janë pjesë e PDK-së dhe AAK-së.

Analisti politik, Gazmend Islami, thotë për Gazetën “Bota sot” se, Xhavit Haliti njeriu më misterioz që ka Kosova për të berat e tij, thuhet se ka punuar për shërbime të huaja, i pa prekur nga askush për ato që thuhet se mund ti ketë bërë.

“Deklarata e tij është kontradiktore kur të kihet parasysh që ky Tribunal që ka për qëllim të zhvlerësoj luftën ashtu siç ishte edhe ti japin një drejtim tjetër. Do të ishte mirë që të bëhej një Tribunal për ti hetuar krimet e kryera nga paslufta, por edhe gjatë luftës nga njerëz që janë thirrur në Shtab, vrasje të tilla të dyshimta ka shumë, Mujë Krasniqi, Ilir Konushevci, Behajdin Hallaqi, Komandant Drini, Ahmet Krasniqi, e qindra vrasje politike të kryera pas lufte, këto duhej ndjekur e gjykuar”, thotë Islami.

Islami dyshon se ka shumë politikan që janë të përfshirë në këto vrasje, “duhet vetëm seriozitet nga Bashkimi Evropian dhe EULEX-i që me këtë problem të merren sepse do të qetësonin gjendje në Kosovë që është pezull, e jo të merren me trafikim organesh që është një shpifje e fabrikuar në Beograd”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat